Lexoni edhe:
Mihrije Braha si Princeshë në prag të Vitit të Ri 2021
Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna ka paralajmëruar se së shpejti do lansoj albumin e shumëpritur nga fansat, shkruajnë mediat e huaja.
32 vjeçarja ka qenë e komentuar gjatë vitit 2020-të për albumin e saj të cilin e kishte paralajmëruar se do e publikoj këtë vit por për shkak të pandemisë iu pamundësua kjo gjë.
Mihrije Braha si Princeshë në prag të Vitit të Ri 2021Lexoni edhe:
Artistja ka bërë me dije se karantina ka qenë inspirim për të që të punoi për album, madje kishte shtuar se kjo risi nga ana e saj do e vë në një nivel tjetër muzikën e saj.
‘Në fillim ishte e çuditshme sepse nuk jam mësuar të qëndroj e mbyllur por gjatë karantinës nuk ke zgjidhje tjetër. Atëherë ju filloni të kuptoni gjatë bllokimit se jeni mbërthyer në mendimet tuaja dhe imagjinatën tuaj dhe kjo me të vërtetë e ndihmoi lulëzimin e krijimtarisë sime’, ka thënë Rihanna.
Rikujtojmë se, fansat e kishin acaruar këngëtaren gjatës kohës së pandemisë duke e shtyrë të publikoj albumin sa që iu desh të reagojë me një video në Instagram duke iu thënë se albumi nuk varet nga ajo pasi e gjithë bota është në duar të kësaj pandemie.
(Kosova Sot Online)