Jeni kuriozë ta shihni Taynën të dehur, të mërzitur dhe pa makeup? Ja ku i keni të gjitha!

  • G.G /
  • 24 December 2020 - 10:35
Jeni kuriozë ta shihni Taynën të dehur, të mërzitur dhe pa makeup? Ja ku i keni të gjitha!

Këtë fundvit një sfidë argëtuese po qarkullon në Instagram. “Show me a picture of” është trendi që po e shohim në shumë llogari këto ditë. Ajo konsiston në publikimin e një fotoje që të kërkohet nga ndjekësit e tu në Instastory.

Si duket kjo lojë është përqafuar edhe nga personazhet publike që kanë vendosur të ndajnë me fansat e tyre fotot që ata kërkojnë, duke na treguar edhe momente për të cilat kemi qenë të gjithë kuriozë.

Ndër to është edhe Tayna e cila na ka treguar mbrëmjen e djeshme shumë foto të cilat do kishim dashur t’i shihnim me kohë.

Sigurisht askush nuk e ka vënë në dyshim faktin se Tayna është një super yll, por ajo mbetet kaq e mirë edhe pa makeup. E pyetur nga fansat mbi një foto pa makeup ajo ka publikuar këtë:

Shpesh në intervista personazhet publike pyeten rreth historive të tyre kur janë dehur, por nuk kemi patur rastin t’i shohim në këto momente.

Epo, reperja na e ka treguar mbrëmë një foto kur ka qenë e dehur dhe duke u kënaqur në maksimum në Zvicër.

Meqë po flisnim pak më lart për bukurinë, ja ku e keni Taynën në gjimnaz! Me flokë të zeza, me onde, të gjata dhe kaq seksi.

Dhe sigurisht, kurioziteti mbetet i madh përveç momenteve të lumtura dhe nën efektin e alkoolit, edhe për periudhat e vështira. Duke qenë se i shohim në ekran e rrjete sociale gjithnjë në super formë e të lumtur, personazhet publike, ashtu si të gjithë, kanë momentet e tyre të vështira kur nuk ndihen mirë.

Ja Tayna:

(Kosova Sot Online)