Ditëlindja e Dhurata Dorës këtë vit s’mund të bëhej më e bukur se kaq!

  • G.G /
  • 24 December 2020 - 10:39
Ditëlindja e Dhurata Dorës këtë vit s’mund të bëhej më e bukur se kaq!

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora është sot vajza e ditëlindjes dhe kjo ditë është bërë akoma më speciale nga sukseset e saj.

Këtë vit, këngëtarja s’mund të ishte më e lumtur pasi projekti i saj i ri i titulluar “Harrom”, i cili u publikua vetëm sy ditë më parë, i ka kaluar tashmë 1 milion klikime në Youtube.

Kjo është një ndër këngët më të dashura e të ndjera për Dhuratën, ndaj suksesi i këtij projekti ka një rëndësi kaq të madhe për këngëtaren.

Vetë Dhurata ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa foto seksi, ndërsa krahas tyre shkruan:

“Ditëlindja ime s’mund të bëhej më e mirë se kaq! 1 milion klikime në “Harrom”, një prej këngëve të mia më të dashura dhe më të ndjera. Faleminderit për mbështetjen tuaj pa kushte, s’do t’ju zhgënjej dhe do të punoj gjithmonë më fort. Faleminderit.”- janë fjalët e këngëtares që sot mbushi 28-vjeç.

 

Ky projekt muzikor është i zhanrit baladë dhe flet për një çift që dikur e kanë dashur shumë njëri-tjetrin dhe më pas ndahen për shkak të tradhtisë së djalit. Teksti është shkruar nga vetë Dhurata në bashkëpunim me Tonic&Denk e nuk dihet nëse kjo do të jetë një histori personale e këngëtares.

Ndërkohë, Dhurata pritet që së shpejti të vijë edhe me një bashkëpunim dhe bëhet fjalë për reperin e mirënjohur, Kidda. Nuk ka ende një datë publikimi për projektin e tyre, por kënga është në punim e sipër dhe sigurisht duke marrë parasysh faktin se dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës po bëhen bashkë, do jetë hit i garantuar.

Sakaq, vera 2020 ka qenë shumë e suksesshme për Dhuratën. Ajo ka publikuar 3 projekte, një solo “Ferrari” dhe dy bashkëpunim me Azetin “Fajet” dhe “Xhep Remix”.

Ndërkohë, Dhurata do sjellë një bashkëpunim edhe me Noizyn, lajm ky i konfirmuar nga vetë reperi, por për këtë duhet të presim edhe pak.

https://www.youtube.com/watch?v=6_Gfs98B0fY&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)