Pasi humbi fëmijën e tretë, Chrissy Teigen merr vendimin drastik për veten dhe familjen e saj

  • G.G /
  • 24 December 2020 - 11:07
Pasi humbi fëmijën e tretë, Chrissy Teigen merr vendimin drastik për veten dhe familjen e saj

Chrissy Teigen humbi pak kohë më parë fëmijën e tretë, që e priste të vinte në jetë edhe për pak muaj. Kjo ishte një ngjarje shumë e rëndë për të dhe bashkëshortin e saj, John Legend, e këtë moment vendosën ta ndanin me gjithë botën. Ata publikuan në rrjete sociale foto nga spitali, duke mbajtur foshnjën në krahë.

Siç duket kjo ngjarje ka pasur një ndikim shumë të madh tek Chrissy dhe ajo ka marrë një vendim drastik pas saj. Ajo ka postuar në Instagram një foto të saj dhe ka treguar se nuk do të mbetet më kurrë shtatzënë.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Edhe pse unë nuk jam më shtatzënë, çdo gjë në pasqyrë më kujton se si mund të ishte. Dhe unë nuk kam asnjë ide pse e kam barkun të fryrë, sinqerisht është shumë e mërzitshme. Më pëlqen shumë të jem shtatzënë dhe ndihem e trishtuar që nuk do të jem kurrë më. Por jam me fat që kam 2 fëmijë të mrekullueshëm që po transformohen në njerëz të rritur çdo ditë e më shumë”, është shprehur modelja.

Ajo ka zbuluar se ka nisur të ndjekë edhe terapi pas humbjes së fëmijës, për të shëruar sa më shpejt plagët.

(Kosova Sot Online)