Skandaloze: Këngëtares shqiptare i shihet organi gjenital gjatë performancës në festivalin e RTSH-së

  • G.G /
  • 24 December 2020 - 11:32
Skandaloze: Këngëtares shqiptare i shihet organi gjenital gjatë performancës në festivalin e RTSH-së

Performanca e saj në festival bëri bujë të madhe. Veshja dhe disa foto disi jo të përshtatshme  qarkulluan në media. Xhesika Polo duket të ketë reflektuar se zgjedhja e veshjes nuk ishte më e mirë e mundshmja. Asaj i vëreheshin edhe pjesët intime, aq transparent ishte fustani që këngëtarja zgjodhi ta vesh.

Në një reagim të mëvonshëm, këngëtarja ka marrë kohën e duhur për të folur gjatë.

Sipas saj asnjë nga sukseset e saj në karrierën e deritanishme nuk kishin patur këtë vëmëndje sa pati veshja në festival. Ajo ka thënë gjithashtu se qëllimi i saj asnjëherë nuk ka qenë që të fitojë vëmendje përmes vulgaritetit.

Reagimi i plotë:

‘’Si fillim dua te falenderoj te gjithe njerezit qe me perkrahen e me ndoqen ne festival. Shpresoj qe performanca ime te kete qene ne nivelin e duhur. Kam 5 vite karriere dhe nuk jam perfoluar asnjehere me shume se keto dy dite, as ne X Factor, as per 4 cmimet ne Kengen Magjike e as per klipet e mia. Mesa duket vetem “skandalet” te jepkan fame.

Fotot qe po qarkullojne neper portale nuk jane te qellimta, kurre nuk kam dashur te jem ne qender te vemendjes per arsye qe nuk kane te bejne me muziken time por njerez jemi dhe na ndodhin dhe aksidente, jo gjithmone jemi ne gadishmeri te kamerave dhe te mbrojtur ndaj paparazzeve. Fustani im i famshem qe u be legjende kishte nje permbajtje shume te bukur qe u njollos nga disa portale qe fundja punen e tyre bejne.

Dua tju them te gjitheve qe nese do te doja ta ndertoja karrieren time ne baze te vulgaritetit e skandaleve do e kisha bere me kohe. Gjithsesi cudia me e madhe 3 dite zgjat. Une Xhesika ju kerkoj shume ndjese pasi pozicioni i fotove nuk dha mesazhin e duhur te ju po une ngelem po e njejta, nuk jam perfekte e nuk me hyn ne pune kjo lloj vemendjeje e fame. Faleminderit per cmimin e medias. Paqe!’

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhesika Polo (@xhesikapoloo)

(Kosova Sot Online)