Artistët e tjerë i dolën kundër pas fitores reagon për herë të parë Anxhela Peristeri

  • A.P /
  • 25 December 2020 - 17:00
Artistët e tjerë i dolën kundër pas fitores  reagon për herë të parë Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri u shpall ditën e djeshme fituese e “Festivalit të 59-të të Këngës”. Artistja do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”, me tekst të Olti Currit dhe orkestrim të Kledi Bahitit. Pas fitores së Anxhelës pati kontestime nga disa artistë pjesëmarrës, të cilët nuk ishin dakord me vendimin e jurisë së festivalit.

E para që reagoi kundër fitores së Anxhelës ishte, Enxhi Nasufi, e cila edhe para disa kohësh u shpreh se ishte vetë Peristeri që i përhapi lajmet e rreme për fitore disa muaj më parë. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme pas fitores së Anxhela Peristerit, Enxhi shkroi: “Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë. Kush është miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni çmimin se s’di. Shihemi në festivale të tjera”.

Gjithashtu edhe Rosela Gjylbegu shprehu hapur pakënaqësitë e saj për festivalin. 

Sakaq Anxhela ka reaguar ditën e sotme për herë të parë pas fitores. Ndërkohë që pritej të thoshte diçka për të gjithë ata që i dolën kundër, Peristeri ka zgjedhur t’i injorojë të gjitha fjalët e të mos flasë për askënd tjetër, përveç atyre që e kanë ndihmuar në këtë rrugëtim.

“Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen tuaj! Mbreme u finalizua nje tjeter rrugetiim per mua dhe shume tjera me presin.Kam marre kaq shume dashuri nga ju kte periudhe dhe do mundohem t’ua shperblej me se miri!Falenderimet jane te shumta por mbi te gjitha dua te falenderoj artistet qe me mbeshteten dhe besuan tek une dhe kenga ime.Lumturia ime eshte shume e madhe sonte dhe rastis qe jemi dhe ne prag Krishtlindjesh keshtu qe uroj te jeni te gjithe te lumtur ne familjet tuaja! Jemi duke kaluar nje periudhe shume te veshtire qe po e perballojme me force dhe kurajo keshtu qe shpresoj qe ky festival tju kete sjelle harmoni dhe tju kete larguar sado pak nga realiteti i hidhur. Pergezoj organizatoret e festivalit Z. @martin_leka Z. @sokol_marsi dhe regjizorin @palikuke , te gjithe te tjeret qe punuan mbas kuintave dhe @klodianqafoku sidomos dhe gjithashtu dua te bej nje falenderim te vecante per @kledibahiti dhe @olticurri pa te cilet sdo ishte kjo kenge, @esdalin_gorani dhe trupen e tij per koreografine e mrekullueshme, @jonipeci_store per imazhin tim dhe @lorel_makeupartist per make-up dhe floket e mia.Dhe embelsiren per ne fund. Dua te falenderoj pa mase jurine e festivalit qe e shpalli kengen time fituese te ketij edicioni te 59 dhe na dhane mundesine per te perfaqesuar Shqiperine ne Eurovizion! Ishte nje festival i jashtezakonshem qe me dha nje lumturi te jashtezakonshme! Shendet dhe dashuri per te gjithe!”, ka shkruar Anxhela.

Image

(Kosova Sot Online)