Mariza Ikonomi rrëfen periudhën e vështirë të infektimit me Covid-19

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 10:03
Mariza Ikonomi rrëfen periudhën e vështirë të infektimit me Covid-19

Këngëtarja Mariza Ikonomi ka rrëfyer se për të ka qenë një periudhë mjaft e vështirë kur u infektua me Covid-19. E ftuar në “ABC e pasdites”, Ikonomi u shpreh se e ka menduar edhe vd ekj en në ato momente. “Kam përshtypjen që të gjithë e mendojnë në fraksion sekonde vd ekj en, më ka trembur më përpara por e marr si një aventurë që një ditë do mbarojë. Është si kjo që ne po kalojmë dhe një ditë do mbarojë,”- tha ajo.

Këngëtarja u shpreh më tej e përlotur se festa e Krishtlindjes është shumë e rëndësishme për të, pasi gjyshin dhe stërgjyshin i ka pasur edhe priftërinj dhe se gjithmonë mblidheshin bashkë e festonin. “O vemi, o s’vemi”. Kjo është kënga e familjes sonë, ka qenë kënga e preferuar e gjyshit tim.

Ne gjithmonë kur mblidheshim nëpër gëzime, nëpër festa fillonim gjithmonë me këngën “O vemi o s’vemi”. Fortësinë e zërit e kam marrë nga ai, edhe ai fliste si mua, fliste bute por kur këndonte zërin e kishte pus hkë,”- tregon ajo.

(Kosova Sotb Online)