Zayn Malik është aq i pasur sa vajza e tij do luajë me dollarë

  • G.G /
  • 26 December 2020 - 10:11
Zayn Malik është aq i pasur sa vajza e tij do luajë me dollarë

Zayn Malik ka qenë gjithmonë “djali i keq” i grupit One Direction ndërsa sot është baba i një vajze. Ndonëse Zayn është shumë misterioz dhe jo të gjithë e dinë burimin e parave të tij, mediat e huaja kanë rrëmuar në jetën e këngëtarit për të zbuluar më shumë.

Gjithçka nisi në vitin 2012 kur grupi One Direction shitën 4.5 milionë kopje të albumit të tyre në mbarë botën. Asokohe grupi fitoi 130 milionë dollarë dhe bashkë me turneun 282 milionë.

Në vitin 2015 Zayn u largua nga grupi dhe nisi karrierën solo. Albumi i tij “Mind of mine” u rendit në vend të parë në Billboard dhe shiti 231 mijë kopje. Dy vite më vonë, me albumin “Icarus Falls”, Zayn shiti 500 mijë kopje.

Zayn nisi të bënte një jetë luksoze dhe bleu një shtëpi në New York për 10.69 milionë dollarë, të cilën 1 vit më vonë e shiti për 10.8 milionë. Prona e tij nuk u shit deri në janar 2020 dhe nga shitja fitoi 9.45 milionë dollarë. Khë khë!

Megjithatë tani Zayn i uli pak shpenzimet dhe që prej muajit maj po jeton në një fermë në Pensilvani së bashku me Gigi Hadidin dhe pranë tyre kanë edhe shtëpinë e nënës së modeles.

Po prisni se ka akoma! Zayn ka bërë biznes në fushën e modës. Ai është emëruar drejtor kreativ i Versus, një koleksion nga Versace. Dhe ka krijuar një koleksion këpucësh në bashkëpunim me Giuseppe Zanotti dhe çanta shpine me The Kooples. Brandet luksoze nuk janë të lira, prandaj Zayn ka fituar goxha nga bashkëpunimi me to.

Pra si përfundim sa është pasuria e Zayn? Sipas Celebrity Net Work, këngëtari ka 65 milion dollarë në bankë.

(Kosova Sot Online)