Nga fotot e fëmijërisë tek tatuazhi më domethënës në trup, Kida na i zbuloi të gjitha

  • G.G /
  • 26 December 2020 - 10:14
Nga fotot e fëmijërisë tek tatuazhi më domethënës në trup, Kida na i zbuloi të gjitha

“Më trego një foto” është sfida më e fundit që është përhapur në Instagram. Së fundmi edhe Kida i është bashkuar kësaj sfide, duke publikuar çdo foto për të cilën fansat e saj kanë qenë kurizoë. Dikush i ka kërkuar këngëtares të publikojë një foto nga fëmijëria dhe Kida ka nxjerrë një imazh shumë të ëmbël.

Këngëtarja shihet se është në krahë të të ëmës dhe në foto duhet të ketë qenë 1 vjeçe.

“Me stil që në vitin 1997”, ka shkruar Kida përkrah fotos dhe ka përmendur në të nënën e saj.

Po ashtu fansat i kanë kërkuar këngëtares të tregojë se cili është tatuazhi më domethënës për të. Kida ka zbuluar se tatuazhi i saj i preferuar dhe më domethënës është një shkronjë F, që ka gdhendur në pjesën e parakrahut. Ajo e ka rrethuar me një zemër të bardhë, por nuk ka zbuluar se çfarë kuptimi ka ky tatuazh dhe nëse i dedikohet dikujt.

Para pak ditësh Kida festoi 23-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast u mbush me dhurata të shumta. Ajo mori disa buqeta me lule e po ashtu edhe pako të tjera, të cilat këngëtarja nuk i zbuloi. Gjithashtu ajo mblodhi në shtëpinë e saj mikeshat më të ngushta për të pritur në orën 00:00 ditëlindjen e saj.

Për sa i përket pjesës profesionale, kujtojmë se Kida publikoi para pak ditësh një këngë të re me titullin “Drunk” që erdhi në formën e një balade dashurie.

(Kosova Sot Online)