Ledri Vula lançon projektin e parë pasi u bë baba dhe i vuri flakën rrjetit!

  • G.G /
  • 26 December 2020 - 10:20
Ledri Vula lançon projektin e parë pasi u bë baba dhe i vuri flakën rrjetit!

Ledri Vula paralajmëroi para pak ditësh se ishte gati të sillte projektin më të ri muzikor. Ai publikoi një video në Instagram, duke ndarë në këtë mënyrë edhe pak sekonda nga kënga më e re me fansat e tij.

“I need you”, shkroi Ledri, mirëpo nuk dha asnjë detaj tjetër.

Ndërsa më vonë, reperi ka shuar kureshtjen e e të gjithëve dhe ka tregaur se çfarë duhet të presim dhe kur do të vijë kënga e re. Ai ka treguar se kënga do të mbajë titullin “Sot” dhe Ledri do të shoqërohet në videoklip nga një bionde seksi. Bëhet fjalë për modelen Ergi Bardhollari.

Madje, pritja ka marrë fund dhe Ledri e ka lançuar këngën e re “Sot sot sot” në Youtube, duke i vënë flakën rrjetit.

Ky projekt po thyen rekorde klikimesh menjëherë pas publikimit dhe që tashmë u kthye në hit.

Kjo është kënga e parë që Ledri publikon që nga momenti që është bërë baba i një vajze, që është pagëzuar me emrin Poem Blu. E vogla erdhi në jetë rreth 1 javë më parë dhe reperi nuk ngurroi aspak që të publikonte një foto të portretit të saj. Ndonëse Poema është ende shumë e vogël, fansat e kanë gjetur që tani se me kë ngjan më shumë. Ka qenë një foto e reperit kur ai ishte i vogël që ka nxjerrë në pah ngjashmërinë e tij me të bijën.

https://www.youtube.com/watch?v=Uy3fcBUUyUo&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)