Kur jeta mori tjetër drejtim! Gigi Hadid publikon foton nga dita e parë kur mësoi se ishte shtatzënë

  • G.G /
  • 28 December 2020 - 10:25
Kur jeta mori tjetër drejtim! Gigi Hadid publikon foton nga dita e parë kur mësoi se ishte shtatzënë

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në muajin shtator. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, emrin e së cilës nuk e kanë zbuluar ende e aq më pak portretin. Ata janë përpjekur ta mbajnë larg vëmendjes mediatike të voglën, ashtu siç bënë edhe gjatë pjesës më të madhe të shtatzënisë së Gigi-t.

Fansat e mësuan shumë vonë se modelja ishte në pritje të ëmbël dhe gjatë asaj kohe ajo nuk preferoi të jepte shumë detaje për këtë pjesë. Ndërkohë së fundmi Gigi ka publikuar një foto nga dita kur zbuloi se ishte shtatzënë.

Ajo ka realizuar atë ditë një “selfie” dhe në fytyrën e saj dallohet lehtë lumturia, por modelja ka treguar se kur ka realizuar këtë foto nuk e dinte akoma që ishte në pritje të ëmbël.

“Ishte kjo ditë, por mendoj se nuk e dija akoma”, ka shkruar Gigi.

Ndërkohë ajo ka postuar edhe një foto shumë të ëmbël, në të cilën shihet duke mbajtur shtrirë pranë vetes vogëlushen e saj, por fytyrën nuk ja ka zbuluar.

Sakaq para disa javësh nëna e Gigi-t, Yolanda Hadid, tregoi se si modelja e partneri i saj mësuan për gjininë e fëmijës. Ata kanë zgjedhur atë kohë një mënyrë shumë origjinale, ndryshe nga çiftet e tjera që organizojë festa “gender reveal”.

Gigi dhe Zayn e kanë mësuar lajmin emocionues duke prerë një tortë dhe në brendësi të saj ndodhej ngjyra që do zbulonte gjininë e bebes, në rastin konkret ishte rozë.

(Kosova Sot Online)