Aktorja e famshme pendohet që ka kryer marrëdhënie s*ksuale me James Bond: Në fillim të karrierës time isha e varfër dhe…

  • G.G /
  • 28 December 2020 - 10:54
Aktorja e famshme pendohet që ka kryer marrëdhënie s*ksuale me James Bond: Në fillim të karrierës time isha e varfër dhe…

Gemma Arterton është shprehur e penduar që ka shijuar një natë pasioni me James Bond në filmin “Quantum of Solace” në vitin 2008.

Gjatë një skene, aktorja 34-vjeçare bëri seks me aktorin protagonist, Daniel Craig, raporton “The Sun”.

Për të fituar këtë rol kur ishte vetëm 21 vjeç, Gemma kishte konkurrente 1,500 vajza të tjera që dëshironin të merrnin pjesë.

Por, tani thotë se nuk është e kënaqur me performancën e saj.

“Në fillim të karrierës time isha e varfër dhe isha e lumtur vetëm që të punoja dhe të siguroja jetesën. Ende marr kritika që isha pjesë e ‘Quantum of Solace’, por isha 21 vjeç, kisha një kredi studentore, dhe mbi të gjitha ishte një film i James Bond.

Por teksa po rritesha, kuptova që kishte shumë gabime me gratë që merrnin pjesë në filmat e James Bond”, ka thënë ajo.

Aktorja është martuar me aktorin e “Peaky Blinders”, 40-vjeçarin Rory Keenan në një ceremoni private në vitin 2016.

(Kosova Sot Online)