Reperi bën ndryshimin drastik në look!

  • E.K /
  • 28 December 2020 - 21:49
Reperi bën ndryshimin drastik në look!

Gashi ka bërë një veprim për të cilin shpresojmë të mos pendohet më vonë. Reperi ka qethur zero flokët dhe këtë na e ka treguar në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një foto në Instagram duke na prezantuar me look-un e ri dhe duhet ta pranojmë se mezi njihet.

Gashi njihet për stilin e tij ekstravagant, megjithatë nuk kishte shkuar ndonjëherë kaq larg.

Nuk e dimë se çfarë e ka shtyrë reperin drejt këtij veprimi, por ndonjëherë ia vlen të eksperimentojmë me look-un tonë.

Gashi është tejet i rezervuar rreth jetës personale dhe nuk preferon t’i ndajë me fansat romancat e tij. Momentalisht nuk dimë të themi nëse është ‘single’ apo jo, por mezi po presim të mësojmë më shumë rreth jetës së tij personale.

Disa javë më parë Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

Këtë vit, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Pak kohë më parë, reperi i njohur ka sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @gashi

(Kosova Sot Online)