Khloe Kardashian i ngre temperaturat ditëve të ftohta me pozën topless!

  • G.G /
  • 29 December 2020 - 10:32
Khloe Kardashian i ngre temperaturat ditëve të ftohta me pozën topless!

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe, ka zgjedhur të pozojë nudo për biznesin e saj të ri të këpucëve.

Ndaj, 36-vjeçarja nuk ia ka kursyer ndjekësve një pozë nudo, ku mban veshur këpucët e firmës së saj të re.

Ajo është shfaqur me flokët e mbledhura dhe e veshur vetëm me xhinset e këpucët, ndërkohë që i ka vendosur flakën rrjetit.

Menjëherë kanë vërshuar komplimentet, ndërsa emoji i vetëm që ka mbizotëruar ishte flaka.

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë përfolur muajt e fundit për një ribashkim mes tyre. Raportet mes dyshes janë rregulluar dhe Khloe ka nisur ta ndjekë sërish ish-partnerin në Instagram.

Madje para disa javësh Tristan i bëri një buqetë të madhe me lule Khloe-s për ta uruar për çmimin që ajo fitoi në “People’s Choice Awards” ku u zgjodh si “Favorite Reality Star 2020”.

Tristan Thompson u zhvendos disa javë më parë në Boston për shkak të një kontrate të re pune. Khloe Kardashian vendosi që të mos shkonte pas tij, pavarësisht se në media është raportuar prej kohësh se ata i kanë rregulluar raportet bashkë. Por Khloe nuk rezistoi dot për shumë gjatë dhe është parë disa herë përkrah Tristan në Boston.

Një burim pranë “E! News” ka treguar se Khloe, Tristan dhe një person i tretë janë njohur në një hotel për një darkë për më shumë se 1 orë. Thuhet se ata kishin rezervuar edhe një dhomë më vete, për të shijuar darkën në intimitet të plotë.

Por, ajo që i bëri lëmsh të gjithë ishte një unazë. Gjatë një shëtitjeje me True në gishtin e fejesës së 36-vjeçares është vënë re një unazë dhe fansat filluan të mendonin se mos ndoshta Tristan i ka propozuar.

(Kosova Sot Online)