Dua Lipa në listat e më të mirëve, lë pas emrat më të njohur të muzikës

  • A.P /
  • 29 December 2020 - 16:27
Dua Lipa në listat e më të mirëve, lë pas emrat më të njohur të muzikës

Dua Lipa ka qenë personazhi kryesor gjatë këtij viti, edhe në përfundim të 2020-tës, “Billboard” e ka përfshirë Duan në listën e këngëtarëve më të mirë të vitit.

“Billboard” ka vendosur të bëjë një përmbledhje të arritjeve të Duas për këtë vit, duke kryesuar disa nga listat më të rëndësishme. Këngëtarja u radhit numër 1 në ‘Adult Top 40 Artist’, numër 1 ‘Dance/Mix Show Airplay Artist’ dhe në  ‘Dance/Mix Shoë Airplay Song’.

Gjithashtu Dua është renditur e treta në listën e “Top Artist Female”, duke lënë pas emra shumë të famshëm si Ariana Grande, Halsey etj. Ndërsa në listën e “Hot 100 Artists”, këngëtarja është renditur e 5, para Drake, Harry Styles, Justin Bieber etj.

Image

(Kosova Sot Online)