Postimi i Jennifer Aniston shkakton debat në rrjete sociale

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 09:37
Postimi i Jennifer Aniston shkakton debat në rrjete sociale

A u tregua Jennifer Aniston e pandjeshme dhe ironike? Ky ishte debati që shpërtheu në mediat sociale pasi ylli i “Friends” ndau një fotografi të një detaji zbukurues të pemës së Krishtlindjeve.

Në dekorin prej druri, ishin të gdhendura fjalët: “Pandemia jonë e parë 2020”.

Fotografia nuk kishte një mbishkrim që tregonte se zbukurimi ishte i saj, por sidoqoftë shumë njerëz e akuzuan Aniston se po injoronte dhimbjen e mijëra personave që kishin humbur personat e tyre të dashur dhe po kalonin një periudhë të errët.

Në krahun tjetër, fansat e saj i dolën menjëherë në mbrojtje duke thënë se ajo thjesht po pohonte diçka që kishte ndodhur, ndërsa vunë në pah se aktorja ishte treguar shumë e kujdesshme me respektimin e masave të pandemisë dhe mbajtjen e maskës.

(Kosova Sot Online)