Prisni pak! Mos vallë Getinjo na paralajmëroi për një dasmë me bukuroshen zeshkane?

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 10:02
Prisni pak! Mos vallë Getinjo na paralajmëroi për një dasmë me bukuroshen zeshkane?

Disa javë më parë, Mozzik dhe Getinjo lançuan këngën e tyre të re të titulluar “El Chapo”. Menjëherë pas publikimit, kënga u kthye në hit që nisi të dëgjohej kudo nga shqiptarët dhe deri tani, kënga i ka kaluar 8.6 milion klikime në Youtube.

Të shumtë janë ata që i kanë mbështetur djemtë në rrjete sociale, duke ndarë pjesë të këngës së tyre në instagram. Getinjo dhe Mozzik kanë ripostuar videot e fansave në llogaritë e tyre, mirëpo një video e ripostuar nga Getinjo na habiti të gjithëve.

Njërën prej video të një modeleje bukuroshe zeshkane, reperi e ka shoqëruar me mbishkrimin e madh “zemra jem”.

Vajza në fjalë quhet Rina dhe është shqiptare e Kosovës, teksa pyetjet rreth tyre u ngritën menjëherë nga fansat.

I ftuar në “Shiko kush luan”, reperi ka folur për herë të parë mbi marrëdhënien e tyre. Gjatës një loje Getinjo u vendos përballë pyetjes se cila është e vërteta e lajmeve për një dashuri të re mes tij dhe zeshkanes seksi. Getinjo plot sportivitet zbuloi se mes tyre nuk ekziston një lidhje dashurie, por janë vetëm miq. Megjithatë, ai shtoi se shumë shpejt ajo do jetë pjesë e muzikës.

“Do bësh të njëjtën gjë si vëllai yt?”- e ngacmoi Luana. Por, jo! “Vetëm shokë”.- këmbënguli reperi.

Mirëpo, fansat nuk besojnë aspak te shoqëria e tyre dhe janë të bindur se mes Getinjos dhe zeshkanes seksi ka diçka më shumë. Madje, Getinjo i ka hedhur benzinë zjarrit me postimin e fundit, ku shfaqet në një dasmë me buqetën e nuses në dorë.

“E gjujten lulen,m’ra n’dore  Ditet e mira po vijne dmth hehehhe ‍”- shkruan reperi dhe kaq është dashur që të gjithë të mendojnë se ai po paralajmëron një dasmë me Rinën.

Megjithatë, kjo mbetet ende për t’u konfirmuar apo mohuar nga vetë Getinjo dhe Rina!

(Kosova Sot Online)