Shkaktoi një debat publik mes tyre, por kënga e Ardianit dhe Capital T shkoi deri tek Ronaldo!

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 10:05
Shkaktoi një debat publik mes tyre, por kënga e Ardianit dhe Capital T shkoi deri tek Ronaldo!

Capital T dhe Ardian Bujupi sollën 3 vite më parë një bashkëpunim të titulluar “Andiamo”, që jo vetëm u pëlqye nga publiku por rezultoi edhe një super sukses. Kënga numëron mbi 90 milionë klikime dhe është bërë virale edhe në TikTok.

Së fundmi, kuzhinieri i famshëm turk, Burak Ozdemir, mes shumë personazhesh publike me të cilat takohet dhe gatuan për ta, ka mirëpriotur në një nga restorantet e tij Cristiano Ronaldo.

I njohur për gatimet e tij në përmasa të mëdha, Ozdemir i ka gatuar portugezit një krepë gjigante, ku me djegie ishte dizajnuar emri i tij “CR 7”. Këtë video turku e ka publikuar në TikTok, ku numëron 30.5 milionë ndjekës.

Teksa videoja ka marrë mbi 13 milionë shikime deri tani dhe mbi 3 milionë likes.

Video Player

00:00

00:15

Kujtojmë se dy çunat u përfshin një muaj më parë në një debat rreth kësaj kënge. E gjitha filloi pas deklaratës së  Capital T në “Gjoni Black”, ku u shpreh se Ardiani nuk është mirënjohës për “famën” që ka marrë prej tij nga kënga “Andiamo”. (Lexo këtu).

Më pas ata realizuan një video live në Instagram, ku Ardiani sqaroi se nuk është e vërtetë se është mosmirënjohës duke thënë:

Pyte Xhensilën nuk është ashtu, pyte Elvanën nuk është ashtu,pyti reperët gjermanë nuk është ashtu.

Sipas tij, shkak i kësaj deklarate është fakti se ai i ka ofruar Capital T një bashkëpunim para se ai të lançonte “Skulpturë”, duke i dërguar të gjitha elementet e këngës, por Capital T ka dashur ta përfshijë në albumin e tij këtë këngë.

Por, Ardiani nuk e ka pranuar këtë pasi ishte ai që e kishte bërë ftesën, dhe në këtë moment Capital T ka thënë se nuk do bashkëpunojë, meqenëse Ardiani nuk pranoi të ishte në album.

Ja kam cu një këngë edhe më tha që e do për albumin e tij. I thashë unë në albumin tënd vij me shumë qejf nëse ti më fton me këngën tënde. Kemi pas mosmarrëveshje, diçka. Dhe më tha “jo” nuk e bëjmë hiç. OK, thashë, krejt në rregull.

Vetë Capital T nuk e komentoi këtë deklaratë, por tha se Ardiani e ka harruar dhe nuk e ka ftuar për ta takuar as për dreka, darka kur ka qenë në Prishtinë, në shenjë mirënjohje.

Kur ke ardh në Prishtinë nuk ke thënë “Ku je bre vlla, ajde të hamë një drekë, një darkë, a naj sen. Se të kam dost, ke bo një këngë me mua, një hit”.

Kurse Ardiani u shpreh në live e tij:

Ta kam çel derën e shpisë, ke flejt te unë, ke bo gjithçka. Pse jam mosmirënjohës?

Në përfundim, të dy arritën në përfundimin se gjërat do jenë njësoj dhe sapo tu jepet mundësi do ulen sërish të flasin përball, teksa lanë të hapur mundësitë për një bashkëpunim tjetër.

(Kosova Sot Online)