Aktori i njohur turk habit ndjekësit teksa flet shqip

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 14:08
Aktori i njohur turk habit ndjekësit teksa flet shqip

Berk Atan, aktori turk, është mjaft i njohur në Shqipëri për shkak të rolit të tij në serialin “Xhenet”, ku ai luajti rolin e Selimit.

Së fundmi, Berk ishte i ftuar në emisionin shqiptar “Qejfi më i madh se Stambolli”.

Ndër të tjera Berk foli për jetën personale, profesionale, dhe madje dhe për përditshmërinë e tij:

“Çdo ditë bëj ushtrime, më pëlqejnë sportet. Më pëlqen të kaloj kohë më familjen, me miqtë sepse kur jam duke punuar jam shumë i zënë”, tregoi Berk.

Por, një përshëndetje nga aktori në gjuhën shqipe, i habiti të gjithë.

“Të dua, Kosovë”, tha aktori teksa përshëndeti ndjekësit.

https://www.youtube.com/watch?v=w98om8mJIWU&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)