E varur nga alkooli, Chrissy Teigen tregon se ka 4 javë esëll

  • E.K /
  • 30 December 2020 - 15:42
E varur nga alkooli, Chrissy Teigen tregon se ka 4 javë esëll

Modelja dhe ylli televiziv, Chrissy Teigen ka treguar se ka 4 javë esëll, pas publikimit të një video-je duke kërcyer me rroba banjo.

Ajo ndodhet me pushime me familjen e saj në St. Barts.

Mes shumë komenteve, dikush shkruante “Unë kam nevojë për çfarëdo lloj droge që përdor !!” së cilës Chrissy iu përgjigj, “4 javë esëll” së bashku me emoji të zemrës dhe emoji të duarve të lutjes.

Ajo ka patur varësi nga alkoli në të kaluarën, tregoi ajo për Cosmopolitan në vitin 2017.

Kujtojmë se modelja humbi fëmijën e saj të tretë me burrin e saj John Legend në tetor, ndërsa rikujtoi periudhën e vështirë, duke shpjeguar, “Askush nuk u kujdes për mua. Ata vetëm supozuan se ishte në rregull, sepse unë gjithmonë ndihesha mirë të nesërmen në mëngjes. Por, unë e dija brenda vetes se kjo nuk ishte e drejtë “.

(Kosova Sot Online)