1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Capital T nderohet me një dekoratë për ndihmën e tij

  • E.K /
  • 30 December 2020 - 18:15
1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Capital T nderohet me një dekoratë për ndihmën e tij

Capital T ishte një ndër personazhet e shumtë që ofroi ndihmën e tij vitin e shkuar për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Brenda një kohe shumë të shkurtër reperi strehoi mbi 200 persona në Kosovë, të cilin mbetën të pastrehë për shkak të dëmtimit të banesave të tyre. Të gjithë personave që i ndihmoi për strehim, Capital T ju hoqi edhe çdo shpenzim tjetër që ju duhej për jetesën e tyre. Gjithashtu ai shpërndau pako të shumta me ushqime për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm në zonën e Durrësit dhe Thumanës.

Duke qenë se ai shfaqi anën e tij më humane gjatë atyre ditëve shumë të vështira, Capital T është nderuar së fundmi me një dekoratë nga bashkia e Shijakut. Këngëtari ka treguar se ka marrë dekoratën nga kryetari i bashkisë, Elton Arbana, të cilin e ka falenderuar publikisht për respektin.

“Termeti i fundit ne Shqiperi ishte nder katastrofat natyrore me te medha dhe me vdekjeprures ne vendin tone dhe te gjithe ne dham kontributin maksimal me cfar kishim mundesi, nder ta isha edhe une me c’rast bashkia me e prekur ajo e Shijakut me nderoi me dekorate, shfrytezoj rastin te falenderoj kryetarin e bashkise @eltonarbana per respektin dhe ta uroj per punen e mrekullueshme”, ka shkruar reperi përkrah fotos me kryetarin Arbana.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo)

(Kosova Sot Online)