Mozzik flet për Loredanën dhe ribashkimin e shumëpërfolur

  • E.K /
  • 30 December 2020 - 21:52
Mozzik flet për Loredanën dhe ribashkimin e shumëpërfolur

Mozzik dhe Loredana kanë qenë padyshim dyshja më e komentuar e këtij viti. Ribashkimi i tyre i shumëpërfolur, shenjat që ata kanë dhënë herë pas here se mund të jenë sërish çift kanë qenë kryefjala e mediave rozë për 2020-tën.

Pikërisht këto shenja i kanë bindur fansat se ata të dy janë sërish bashkë si çift, mirëpo këtë nuk e ka konfirmuar as njëri e as tjetri.

E ftuar para disa javësh në një emision në Gjermani, kur u pyet në lidhje me këtë gjë, Loredana nuk dha një përgjigje konkrete, por u shpreh se ata do të jenë gjithmonë bashkë për shkak të vajzës së tyre, Hanës.

“Nuk luan rol të madhe nëse jemi apo jo bashkë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë. Jemi bashkë dhe për Hanën, dalim edhe në privatësi. Udhëtojmë edhe pa Hanën dhe më shumë nuk kam çfarë të them”, u shpreh reperja.

Gjithashtu Getinjo i ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” u shpreh se ata nuk mund të jenë kurrë të ndarë, sepse është vajza që do i bashkojë gjithmonë.

“Ata e kanë një vajzë bashkë dhe nuk mundet të rrinë kurrë të ndarë përjetë pasi vajza i bashkon. Tani të gjitha mediat e dinë të vërtetën”, u shpreh Getinjo.

Ndërsa tani është radha e Mozzik që të flasë për këtë çështje e të na sqarojë një herë e mirë se çfarë statusi ka me Loredanën.

Në një emision që ‘Prive’ do ta publikojë, Mozzik ka qenë i ftuari kryesor e që nuk ka mundur t’ju shpëtojë pyetjeve për rikthimin me Loredanën. Edhe ai është shprehur se nuk kanë se si të mos takohet me Loredanën, sepse kanë një fëmijë e sigurisht që do të jenë bashkë.

“S’kam qare pa u takuar me të, sepse kemi një fëmijë në mes”, shprehet Mozzik në promon e emisionit.

Pra, që të kuptohemi përfundimisht, Mozzik dhe Loredana nuk mund të qëndrojnë të ndarë, sepse gjithmonë do të kenë Hanën e vogël që do i bëjë bashkë.

(Kosova Sot Online)