Adelina Tahiri sërish në pritje të ëmbël? Këngëtarja ju jep fund dyshimeve të fansave me një test shtatzënie

  • G.G /
  • 31 dhjetor 2020 - 07:35
Adelina Tahiri sërish në pritje të ëmbël? Këngëtarja ju jep fund dyshimeve të fansave me një test shtatzënie

Adelina Tahiri u bë nënë e një djali 2 vite më parë, i cili erdhi në jetë si fryt i dashurisë disavjeçare me Serjoza Markov. Vogëlushin e pagëzuan me emrin Jon dhe para disa ditësh u aludua se Adelina mund të bëhej sërish nënë. Mjaftoi një foto e këngëtares që fansat të dyshonin se ajo ishte shtatzënë për herë të dytë.

Mirëpo kjo nuk është fare e vërtetë dhe këtë gjë e ka thënë vetë këngëtarja. Ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, të cilët e kanë pyetur drejtpërdrejt nëse është sërish shtatzënë. Ajo ka treguar se nuk është dhe se këtë gjë ja ka vëërtetuar një test shtatzënie.

“Dje bëra test jamë negativ”, është përgjigjur Adelina.

Megjithatë përderisa ajo ka bërë një test do të thotë se ka dyshuar dhe vetë për një shtatzëni, ose do ketë filluar të planifikojë fëmijën e dytë.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë disa ditë më parë për , këngëtarja u shpreh se bashkëshorti i saj meriton të ketë shumë fëmijë, sepse është një baba i mrekullueshëm.

“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë. Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëjë, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, tha Adelina.

(Kosova Sot Online)