Keith publikon fotografi me Adrianën, thotë se i mungon

  • G.G /
  • 31 dhjetor 2020 - 11:34
Keith publikon fotografi me Adrianën, thotë se i mungon

Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, gjatë këtij viti ka arritur suksese të mëdha në karrierë, duke bërë që emri i saj të përmendet edhe në tregun ndërkombëtar.

Krahas kësaj, ajo këtë vit ka njoftuar për lidhjen e re me futbollistin e artistin afrikan, Keith Groeneveld.

Të njëjtit kanë shijuar një kohë të mirë së bashku, ndërsa momentalisht ndodhen larg njëri-tjetrit.

Me këtë rast, Keith ka ndarë disa fotografi pranë Adrianës të realizuara në vitin 2020.

Në njërin nga imazhet, dyshja shfaqen të përqafuar së bashku në një nga vendet luksoze në Prishtinë ku shkruan, “Të dua”“Më mungon loçka, shihemi së shpejti”, ka qenë mbishkrimi i një tjetër fotografie që Keith ka ndarë në InstaStory.

(Kosova Sot Online)