Lexoni edhe:
Flasin artistët më të kërkuar në dasmat shqiptare: Ky vit si thotë populli shkoftë e mos u ktheftë
Një ndër emrat më të respektuar të estradës shqiptare, që ka lënë gjurmë në muzikën shqipe, padyshim është zonja e skenës Mihrije Braha, këngëtare shumë e njohur, e cila përmes këngëve të paharruara tash e sa dekada vazhdon të jetë prezente në skenë me profesionalizmin, origjinalitetin dhe thjeshtësinë që e karakterizon atë si artiste dhe si njeri mbi të gjitha.
Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", Mihrija shpalos shumë të pathëna: Cila është historia e këngës “S’mund të jetoj pa ty”, e publikuar në vitin 1995 në Fest 34', Pse zgjodhi të paraqitet me imazhin e ikones Marilyn Monroe, Si e kalojë ajo vitin 2020 dhe çfarë pret nga viti 2021, për këto dhe pyetjet e tjera, përgjigjet Mihrije Braha gjatë intervistës në vijim.
"Kosova Sot Online”: Këtë vit keni lansuar disa projekte, derisa i fundit ishte “Je e re, jam i ri”, në duet me Naim Abazin, sa jeni ndarë e kënaqur nga kjo këngë, dhe kush janë autorët?
Mihrije Braha: Kjo këngë, mua më erdhi si një dhuratë e bukur prej autorëve që janë Kreshnik Avdiu & Ermali, gjithashtu Naimi është kujdesur gjatë procesit të punes ndërsa unë e gjeta të gatëshme, më pelqeu edhe e këndova pa problem, e konsideroj si projekt dhuratë!
“Kosova Sot Online”: Një prej paraqitjeve tua më mbreslënëse mbetet në Fest 34’, me këngën “S’mund të jetoj pa ty”, na kujtoni historinë e kësaj kënge?
Mihrije Braha: Po, është njëra ndër këngët që i dua dhe e vlerësojë shumë. Autorët e kënges janë: Virusi i Elites 5, gjithashtu Mentor Xhurxheali. E realizuam në Shkup, në një studio fantastike të kohës. Edhe sot e kësaj dite, mbetet ndër këngët më emblematike të karrierës time profesionale.
“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?
Mihrije Braha: Kujtojë kohën, kur luanim në lagje me moshataret e mia, nuk do t'i harrojë kurrë ato ditë.
“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?
Mihrije Braha: Jo, nuk i kam refuzuar këngët por ka pasur raste kur kam kërkuar me ndryshu vargun e kënges ose edhe vijen melodike, gjithmonë duke e përshtatur për identitetin tim.
“Kosova Sot Online”: Në videoklipin e hitit “Fundi”, dorën n’zemër një prej këngëve më të bukura shqipe, parqiteni me imazhin e ikones Marilyn Monroes, a mbetet një inspirim për ju Monroe?
Mihrije Braha: Po sigurisht. Marilyn Monroe mbetet ikonë e bukurisë, sot e kësaj dite, unë nuk e kam vështirë dukjen apo transformimin hahaha, i ngjajë asaj hahaha (Buzëqeshë).
“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Kosova po përballet me luftën kundrejt koronavirusit (COVID-19), si i kalojë këta muaj Mihrija, duke marrë për bazë se gjatë vitit 2020 mbrëmjet muzikore dhe dasmat u anuluan nga Qeveria?
Mihrije Braha: Në fillim ishte e vështirë për ta besuar, por pasi që e kuptova sa i rrezikshëm është ky virus, u pajtova me realitetin edhe pse nuk do ja dëshiroja askujt në botë por e gjithë bota e preku realitetin e hidhur të pandemisë COVID-19.
“Kosova Sot Online”: Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?
Mihrije Braha: Momenti më i lumtur në jetë, padyshim është ardhja në jetë e djalit Platorit.
“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?
Mihrije Braha: Unë besojë se në skenë duhet interpretim edhe nivel artistik!
“Kosova Sot Online”: Gjatë vitit 2020 u shuan fizikisht artistët që lanë gjurmë në muzikën shqipe si: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja e Shahindere Bërjalolli, a është momenti i fundit që shteti t'i kushtojë vëmendje më shumë artistëve?
Mihrije Braha: Për artistët që kanë vlera artistike, shteti duhet të ketë kujdes të veqantë, megjithatë se sa përkujdeset e pamë në rastin e Bilbilit Nexhmije Pagarushes, Ismet Pejes, Shahindere Bërlajollit, e shumë artistëve të që kanë mbetur në harresë.
“Kosova Sot Online”: Si ishte viti 2020 për Mihrinë?
Mihrije Braha: Për herë të parë më doli një tekst e melodi për kete Vit të Ri duke i thenë njëzet (20), njëzet (20), çfarë na solle ti?, e mos të kujtofshim kurrë, kurrë, kurrë.
“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2021 - të's?
Mihrije Braha: .Po do të ketë pruarje me fillim të vitit 2021, një duet me kolegun dhe mikun tonë Bajram Dobra, një artist me plotë kuptimin e fjalës.
“Kosova Sot Online”: Cilat janë tri gjërat që ëndërron t'i ralizosh deri në fund të jetës?
Mihrije Braha: Sa i përket ëndrrave, nuk jam prej atyre që shohë ëndrra me sy hapur hahaha.Besoj që do i realizojë ato që i ëndrrojë.
“Kosova Sot Online”: Për fund, cila është motoja dhe urimi i Mihrije Brahes, për Vitin e Ri 2021?
Mihrije Braha: Uroj vitë të mbarë për të gjithë në vitin 2021, Zoti ju ruajt kudo që të jeni.
Intervistoi: Armend Preteni
(Kosova Sot Online)