Niseni vitin me super koncertin nostalgjik të Nora Istrefit

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 19:05
Niseni vitin me super koncertin nostalgjik të Nora Istrefit

Këngëtarja Nora Istrefi ka planifikuar të na e bëjë më të bukur fillimin e vitit 2021, me një koncert që do të na rikthejë pas në kohë.

Siç ka paralajmëruar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja do të performojë një show për të rikthyer hitet e saj që ende janë të preferuarat tona edhe sot.

Në fotot e publikuara në Instagram, Nora tregon veshjen e mbrëmjes së sotme, ku duket vezulluese e mahnitëse.

Image

“Mezi po pres sot ,me daten
01.01.2021 ne oren 19:00 me ju shpalos nje mini show timin ne KlanKosova!
Do kendoj unplugged disa nga kenget e mia qe jam dhe jemi rritur me to nder vite 
Pas ketij viti te quditeshem qe kalum ne gjitha sferat ,shpresoj qe viti qe vjen do na gjej me shendet te plote e bashke si pike e pare, e pastaj te kemi edhe luxin mu knaq me muzike !
Kom punu qe disa dite ne rikthimin e ktyre kengeve me nostalgji qe do na kujtojne copeza jete tonat nder vite.
Shpresoj ka me ju pelqy dhe ka me ju disponu sadopak …”- ka shkruar këngëtarja.

 

Këtë vit, Nora po punon edhe për një album të ri muzikor, të cilin e presim ta sjellë sa më parë në treg!

(Kosova Sot Online)