Vit i ri, look i ri! Loredana bën ndryshimin e papritur në pamje!

  • G.G /
  • 02 January 2021 - 14:46
Vit i ri, look i ri! Loredana bën ndryshimin e papritur në pamje!

Loredana mund të identifikohet si reperja bjonde, por gjatë 2020 ajo ka eksperimentuar shumë me look-un e saj.

Ajo na surprizoi të gjithëve disa muaj më parë kur u shfaq me flokë të zeza dhe të shkurtëra në prezantimin e albumit të ri “Medusa”.

 

Por, rezultuan se ajo kishte vendosur thjesht një paruke me ngjyrë të zezë, ndonëse flokët i ka prerë që në verë. Më pas ajo u shfaq me flokët në ngjyrë portokalli dhe kaçurrela, për shkak të xhirimeve të klipit të saj.

Ndonëse ky look i shkonte shumë, fansat janë të idesë se është më mirë me flokët e “bardha si Madonna”… Prej disa javësh e kemi parë me look-un e saj identifikues, por duket se ka vendosur të bëjë një ndryshim për vitin e ri.

Kështu, reperja ka lyer flokët e saj ngjyrë të zezë dhe këtë herë nuk është paruke. Ajo ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ku duket realisht shumë ndryshe. Nuk e dimë nëse pas këtij ndryshimi fshihet ndonjë projekt i ri, apo thjesht Lori ka dashur të eksperimentojë.

Loredana e mbylli 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme. Pak javë më parë, reperja publikoi albumin e saj “Medusa” që po korr shumë sukses dhe është pritur goxha mirë nga fansat.

Ai përmban 11 këngë, nga të cilat 4 me videoklipe dhe intron. Këngët janë të gjitha gjermanisht dhe titullohen: King Lori, Checka, Easy, Rockstar, Naher zu mir, Kein hunger, gangster, uh uh, Alles egal, Geht schon dhe Tut mir nicht.

Kujtojmë se Loredana ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes në tregun ndërkombëtar duke u shpallur reperja më e dëgjuar në Spotify dhe Youtube në Gjermani, “Best Breaking Act” në Swiss Music Awards, “Best Swiss Act” në MTV EMA .

Ndërkohë, nga ana tjetër ajo dhe Mozzik konfirmuan ribashkimin gjatë dokumenarit biografik të Loredanës. Shumë shpejt thuhet se do bëjnë një bashkëpunim e ne mezi po presim.

Në dhjetor ajo prezantoi edhe linjën e saj të produkteve kozmetike dhe fund më të mirë të 2020 s’mund të kishte bërë.

(Kosova Sot Online)