
Lexoni edhe:
Pse e vendosi kryqin në qafë, tregon Diva Adelina
Kylie Jenner dhe Travis Scott e kanë nisur vitin 2021 në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dyshja janë fotografuar bashkë me vajzën e tyre Stormi-n duke festuar Vitin e Ri në një vend turistik. Ata kanë bërë ski me vogëlushen e tyre dhe sigurisht kjo ka qenë një arsye më shumë që ju ka përforcuar fansave mendimin se ata janë ribashkuar.
Megjithatë duket se e vërteta nuk është kështu, sepse burime pranë dyshes kanë treguar se ata nuk janë rikthyer me njëri-tjetrin. Siç duket Kylie dhe Travis rrinë momentalisht bashkë për hir të vajzës, por kjo nuk do të thotë se janë sërish çift.
Pse e vendosi kryqin në qafë, tregon Diva AdelinaLexoni edhe:
“Ata po shijojnë shumë kohë si familje bashkë, para se t’i kthehen punës. Anjëri prej tyre nuk është në lidhje tani, por ata nuk janë as me njëri-tjetrin. Travis e kishte planifikuar që të kalonte pushimet dhe Vitin e Ri me Kylie dhe Stormin. Ata bashkohen gjithmonë bashkë për Stormin dhe të kalojnë pushimet dhe data të ndryshme bashkë me të është shumë e rëndësishme për të dy”, kanë thënë burimet.
Kylie dhe Travis nisën një lidhje bashkë në vitin 2017 dhe në shkurt të 2018 pritën vajzën e tyre të parë. Më pas në tetor të 2019, Kylie Jenner konfirmoi se ishte ndarë nga reperi, por do të kujdeseshin të dy për vajzën e tyre.
(Kosova Sot Online)