Zanfina Ismaili ka marrë një vendim për karrierën e saj

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 10:44
Zanfina Ismaili ka marrë një vendim për karrierën e saj

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili, zbuloi se nuk do të jetë më pjesë e skenës muzikore sepse tashmë ka marrë një drejtim krejt tjetër në jetën e saj profesionale.

Në emisionin e Adelinës ‘Tete a tete’, Zanfina e konfirmoi këtë e cila tha se nuk ka bërë pauzë mirëpo është larguar krejtësisht nga muzika.

Ajo tha se për momentin është duke u marrë me dy profesione por nuk e bëri publike se cilat janë ato.

Ndryshe, Zanfina ka një karrierë të gjatë muzikore qysh nga fëmijëria.


(Kosova Sot Online)