J.Lo para dhe pasi pastron live fytyrën nga makeup-i. Sa ndryshe!

  • G.G /
  • 04 January 2021 - 09:50
J.Lo para dhe pasi pastron live fytyrën nga makeup-i. Sa ndryshe!

J.Lo shfaqet përherë me një lëkurë perfekte, plot shkëlqim, por jeni kuriozë ta shihni si duket pa pikë makeup-i? Epo këngëtarja na e ka shuar këtë kuriozitet me videon e fundit ku tregon rutinën e saj të mirëmbajtjes së lëkurës.

Lopez e hoqi makeup-in livë në kamera duke treguar kështu sesi duket pa asnjë produkt kozmetik.
“E kemi fytyrën të pastër për 2021-shin”-shkroi këngëtarja krah videos duke treguar se linja e saj kozmetike J.Lo Beauty është publikuar tashmë.

Më parë Lopez ka treguar se kurrë nuk ka bërë botox. “Nuk jam ai lloj personi. Nuk jam kundër njerëzve që bëjnë botox, por nuk është për mua. Jam më natyrale dhe dua që produktet e mia të funksionojnë”-është shprehur J.Lo.

(Kosova Sot Online)