Selvija e bën Shpatin të ndihet si sulltan dhe ky është sekreti

  • G.G /
  • 04 January 2021 - 09:57
Selvija e bën Shpatin të ndihet si sulltan dhe ky është sekreti

Shpat Kasapi ka vetëm pak kohë që i ka dhënë fund beqarisë duke shpallur fejesën me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, Selvijen. Ishte data 31 dhjetor kur Shpati postoi dy foto me Selvijen duke deklaruar se ata i kanë thënë po njëri-tjetrit.

I ftuar këtë të diel në tavolinën festive të “E diell”, Shpati tregoi se Selvija e bën të ndihet si sulltan.

Arsyeja? Ajo dhe mami i Shpatit gatuajnë bashkë duke u kujdesur kështu shumë për të.

Këngëtari tregoi se Selvija dhe nëna e tij shkojnë shumë mirë bashkë dhe ajo nuk është aspak xheloze pasi e kupton profesionin e tij.

(Kosova Sot Online)