2021-shi nisi me ndryshime dhe look-u i Bella Hadid mund të jetë trendi më i ri i flokëve!

  • G.G /
  • 04 January 2021 - 10:18
2021-shi nisi me ndryshime dhe look-u i Bella Hadid mund të jetë trendi më i ri i flokëve!

Emri i Bella Hadid është një ndër emrat më të njohur e të komentuar në mbarë botën, si në media ashtu edhe në rrjete sociale.

Në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja numëron 36.8 milion ndjekës dhe fotot e saj nuk kalojnë asnjëherë pa marrë vëmendje të madhe.

Thuajse në çdo postim në rrjete sociale, ajo shfaqet me një look të ri duke befasuar ndjekësit e saj.

Viti i ri s’mund të fillonte me një ndryshim look-u nga modelja, e cila ka marrë vëmendjen e të gjithlëve disa minuta më parë.

Jemi mësuar tashmë me baluket e lyera në ngjyrë tjetër nga ajo e flokëve në tërësi, mirëpo Bella bëri një përzierje ngjyrash dhe ky mund të jetë trendi i ri i flokëve.

Disa ditë më parë, Bella iu nënshtrua testit të Covid-19, siç tregoi për ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Pavarësisht se ka treguar që ka kryer testin, Bella nuk e ka treguar rezultatin e analizës së saj, duke i lënë ndjekësit kuriozë.

Bella vazhdon punën e saj si modele dhe për shkak të këtij profesioni, duhet të ketë kontante me persona të ndryshëm.

Ndaj shëndeti i saj është thuajse gjatë gjithë kohës në rrezik.

(Kosova Sot Online)