Adelina Tahiri në pritje të ëmbël

  • A.P /
  • 05 January 2021 - 15:39
Adelina Tahiri në pritje të ëmbël

Adelina Tahiri është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të spekulimeve se është në pritje të fëmijës së dytë dhe rreth këtyre lajmeve ka folur vetë këngëtarja.

Në një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory, këngëtarja i është përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes së një ndjekësi, teksa tha se nuk është shtatzënë. “Dje bëra test jamë negativ”, është përgjigjur Adelina.

Kujtojmë se para dy vitesh, Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë me biznesmenin Serjoza Markov. Adelina tha se bashkëshorti i saj meriton të ketë shumë fëmijë, sepse është një baba i mrekullueshëm. “Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi.“, u shpreh ndër të tjera këngëtarja.

(Kosova Sot Online)