Mes privatësisë dhe rrjeteve sociale Dua dhe Anwar kanë gjetur një balancë: Tregojmë aq sa duam të shihni

  • G.G /
  • 06 January 2021 - 10:29
Mes privatësisë dhe rrjeteve sociale Dua dhe Anwar kanë gjetur një balancë: Tregojmë aq sa duam të shihni

Dua Lipa kërkon të jetë e lumtur me lidhjen e saj pa marrë parasysh opinionin e të tjerëve. Kështu shprehet këngëtarja shqiptare në një intervistë për “British Vogue”, në kopertinën e të cilës u shfaq me një look komplet ndryshe.

“Ne kemi kujtime dhe eksperienca të mrekullueshme që duam t’i ndajmë me të tjerët, por nga ana tjetër duam të jemi edhe privatë”-tha Dua për lidhjen e saj me Anwarin dhe faktin që publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

“Ne ju tregojmë aq sa duam që ju të shihni” – shtoi këngëtarja.

“Është pak e vështirë të gjesh balancën duke qenë e lumtur dhe e dashuruar dhe në të njëjtën kohë të duash ta ndash me të tjerët. Dua të jem e lumtur në këtë lidhje pa marrë parasysh opinionet e të tjerëve”-tha Dua.

(Kosova Sot Online)