Shtatzënia nuk e ka ndryshuar aspak! Afërdita Dreshaj zbulon sekretin e të qëndruarit në formë perfekte

  • G.G /
  • 06 January 2021 - 10:39
Shtatzënia nuk e ka ndryshuar aspak! Afërdita Dreshaj zbulon sekretin e të qëndruarit në formë perfekte

Afërdita Dreshaj është në muajin e 7 të shtatzënisë dhe deri më tani duket në formën më të mirë fizike. Përveçse nuk duket të ketë shtuar shumë në peshë, bukuroshja shqiptare nuk ka as strija në lëkurë. Këtë gjë ja kanë vënë re dhe ndjekësit e saj, të cilët i kanë kërkuar menjëherë sekretin që fshihet pas kësaj forme kaq perfekte.

Afërdita ka zhvilluar një intervistë virtaule me ndjekëist dhe njëri prej tyre e ka pyetur: “Si ka mundësi që nuk ke asnjë shenjë strijash?”. Modelja ka treguar se ajo kujdeset shumë për veten, duke u hidratuar si brenda e jashtë.

“Deri më tani nuk kam asnjë falë Zotit. Përpiqem të hidratohem si brenda dhe jashtë sa më shumë të mundem”, është përgjigjur Dreshaj.

Modelja i ka kaluar këto ditë në një vend ekzotik, në St Barth në Karaibe. Ajo ka udhëtuar drejt ishullit së bashku me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl dhe të motrën Jehona Dreshaj. Ajo ka publikuar gjatë kësaj kohe shumë foto e video me rroba banje, ndaj fansat duket se kanë analizuar me kujdes çdo detaj në trupin e saj.

Kjo është shtatzënia e parë për Afërditën dhe modelja e hokejisti çek presin të bëhen prindër të një djali.

(Kosova Sot Online)