Morena Taraku rikthehet sërish në bionde, merr vëmendje me veshjen ‘Louis Vuitton’

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 09:08
Morena Taraku rikthehet sërish në bionde, merr vëmendje me veshjen ‘Louis Vuitton’

Ajo tashmë shquhet për jetën luksoze që bën e po ashtu edhe për stilin e veçantë që ka.

Fjala është për modelen dhe këngëtaren Morena Taraku, e cila befason në çdo paraqitje e dalje publike.

E tillë shfaqet edhe në imazhin e fundit që ka ndarë me fansat në Instagram, aty ku edhe ndiqet nga mbi një milion.

Artistja këtë herë ka bërë edhe një ndryshim në dukje, ndërsa siç shihet është kthyer në një bionde të theksuar.

26 vjeçarja po ashtu shfaqet me një veshje të ‘Louis Vuitton’, xhinse e xhaketë të zbërthyer.

“LV”, ka qenë përshkrimi i imazhit duke aluduar në markën ‘Louis Vuitton’ – që duket të jetë e preferuara e bukuroshes nga Peja.

Morena ndërkohë ka njoftuar ditë më parë se në janar sjell këngën e re “Money”.

(Kosova Sot Online)