Zbulohet: Kim Kardashian në lidhje me gazetarin e njohur

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 18:00
Zbulohet: Kim Kardashian në lidhje me gazetarin e njohur

Fansat e Kim Kardashian dhe të Kanye West i kanë vënë sytë te çifti që kur janë shfaqur problemet e tyre në martesë e së fundmi edhe në divorc.

Derisa Kim dhe Kanye janë akoma duke diskutuar për martesën e tyre, njerëzit kanë filluar të hamendësojnë në personin që do të fillojë takimet ylli i “Keeping Up With The Kardashians” pas divorcit.

Thashethemet kanë qenë të shumta në lidhje me këtë dhe të njëjtit theksuan se ajo po takohet me komentatorin 52-vjeçar të CNN, Van Jones.

Shumë prej tyre ndanë imazhe të Jones dhe Kardashian në Samitin e Reformës në Drejtësinë Penale në vitin 2018, të organizuar së bashku nga Variety dhe Rolling Stone. Kjo shfaqje u përqendrua në reformat e sistemit të burgjeve në ShBA.

Më poshtë ua sjellim reagimet që janë bërë në Twitter:

Image

“Kim Kardashian ka filluar të takohet me Van Jones. A jam duke e dëgjuar këtë mirë?”.

“Bëni pauzë në politikë. Van Jones & Kim Kardashian? Kanye Ëest & Jeffree Star? Çfarë po ndodhë?”.

“Kur dëgjova që Kim është duke u takuar me Van Jones edhe pse lajmi për divorc sapo është përhapur, truri im është duke u rrotulluar”.

Për divorcin u tha se Kim ka angazhuar Laura Wasser, e cila njihet si avokate amerikane e specializuar në divorc.

(Kosova Sot Online)