Bleona Qereti: Sapo jam vaksionuar të gjithë sa më shpejtë ta marrin vaksinën e Covid-19

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 20:53
Bleona Qereti: Sapo jam vaksionuar  të gjithë sa më shpejtë ta marrin vaksinën e Covid-19

Këngëtarja Bleona Qerreti ka lajmëruar nëpërmes Instagramit se është vaksionuar me vaksinën kundër Covid-19.

Këngëtarja dhe bukuroshja shqiptare, e cila është deklaruar pro Trump në zgjedhjet e fundit në SHBA, ka thënë se ajo është vaksionuar dhe këtë ua rekomandon edhe të tjerëve që ta bëjnë sa më shpejt.

“Sapo jam vaksionuar dhe ua rekomandojë të gjithëve që sa më shpejtë ta marrin vaksinën e Covids-19. Është koha që ta mposhtim virusin njëherë e mirë”.

Image

Në anën tjetër ajo e ka shoqëruar vaksionimin me një fotografi që ka thënë se është nga një film i saj i ri.

“Kjo foto është nga filmi që e kam xhiruar muajin e kaluar – ende nuk është publikuar por dua t’i falëndëroj të gjithë stafin shëndetësor për punën e tyre – ata janë heronjtë tonë!”, ka shkruar ajo.

“Vetmohimi i juaj për ta ndihmuar komunitetin në kohë të vështirë është i pamohueshëm. Ju e keni mbështetjen time për të gjitha ato që i bëni”. 

(Kosova Sot Online)