Elvana Gjata tregon se çfarë profesioni do të kishte po të mos ishte këngëtare

  • G.G /
  • 08 January 2021 - 12:37
Elvana Gjata tregon se çfarë profesioni do të kishte po të mos ishte këngëtare

Elvana Gjata është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut, por kohët e fundit ajo ka qenë mjaft shumë e tërhequr sa i përket edhe jetës private por edhe asaj profesionale.

Këngëtarja ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, e poashtu edhe në llogarinë e saj në Instagram ajo nuk ka qenë fare aktive.

Megjithatë ajo para disa ditësh ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram duke marë vëmendjen e të gjithëve.

Ndërkaq në njërën ndër videot që këngëtarja ka publikuar shihet nëna e saj duke thënë “Mirë u takofshim” dhe kjo ka bërë që të gjithë të mendonin se kjo heshtje e këngëtares do të vijë me shumë të reja dhe se këngëtarja është duke përgatitur diçka.

Ndërkaq ndonjë konfirmim të saktë ende nuk ka dhënë këngëtarja.

Megjithatë në  një intervistë të rrallë për “Wake Up”, Albi Nako ka folur sot gjerë e gjatë rreth jetës së tij personale dhe profesionale, mes të cilave edhe për sëmundjen që e largoi nga skena.

Duke qenë se puna e lidh me artistë të shumtë, në daljet e tij televizive shpesh korepgrafi ndalet tek ta. Mëngjesin e sotëm ai është shprehur se nëse Elvana Gjata nuk do ishte këngëtare, do ishte një kërcimtare e shkëlqyer.

“I kam thënë Elvanës se ajo në këtë jetë po të kishe bërë profesionin e baletit, do ishte zgjedhje shumë e mirë. Baleti i shkon. Ajo do ishte një super kërcimtare, e ka shumë perfekt kërcimin”.

Kjo deklaratë nuk i ka shpëtuar këngëtares e cila ka ndarë videon në Instastory por duket se ajo ka një mendim tjetër nga Albi.

Teksa falenderon bashkëpunëtorin e saj, ajo shkruan se po të mos ishte këngëtare do ishte kuzhiniere e shkëlqyer.

“Faleminderit Albi! Nëse nuk do kisha qenë këngëtare to të kisha eqnë një shefe kuzhine e shkëlqyer, po të them. Suksese, mjeshtër!”-ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)