Pink revoltohet ndaj mbështetësve të Trump: 'Hipokritë dhe kafshë'

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 15:29
Pink revoltohet ndaj mbështetësve të Trump: 'Hipokritë dhe kafshë'

Pink ka shprehur zemërimin e saj pas dhunës dhe trazirave në Kapitol nga mbështetësit e presidentit Donald Trump. Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja 41-vjeçare shkruan se mbështetësit e Trump i treguan botës sesa hipokritë janë.

“Mbështetësit e Trump nuk mund të flasin kurrë për protesta paqësore apo Blue Lives Matter. Më në fund i treguat botës se çfarë hipokritësh dhe kafshësh jeni. Katër persona kanë humbur jetën dhe çfarë keni arritur. Turp, Turp, Turp, Turp”, ka shkruar e e revotluar këngëtarja amerikane. 

(Kosova Sot Online)