DJ Geek i shpreh publikisht një dëshirë Dafinës dhe gjejeni çfarë i kërkoi!

  • G.G /
  • 08 January 2021 - 15:53
DJ Geek i shpreh publikisht një dëshirë Dafinës dhe gjejeni çfarë i kërkoi!

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan disa ditë më parë atë që të gjithë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Madje, ata e kanë uruar në çift Vitin e Ri! Dafina ndau në InstaStory një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë.

Por, jo vetëm kaq. Dafina e ka kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në shtëpinë e Geek me të afërmit e tij. Ishte Dj i mirënjohur ai që ndau video nga mbrëmja e tyre festive ku ra në sy edhe pjesëmarrja e këngëtares.

Në disa video të shpërndara në Instastory shihet ai me Dafinën dhe me mbesën e tij, kurse në video të tjera prindërit dhe vëllai i Geek-ut. 

Ata nuk i fshehin më komentet e ëmbla për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Së fundmi, Dafina ka publikuar disa foto nga xhirimet e këngës “Mos shko”, duke shkruar “Nëse do shprehje 4 dëshira, çfarë do ishin?”

Dhe e dini çfarë dëshire shprehu DJ Geek? “Ty këtu tani!”-ka shkruar ai duke lënë të kuptohet se momentalisht nuk ishin bashkë.

Sakaq, Dafina i ka komentuar me disa emoji duke ikur me vrap! OK, kaq të ëmbël sa janë na e çuan diabetin në qiell.

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre. Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit. Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata janë shumë të lumtur bashkë.

(Kosova Sot Online)