Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë, martohet me njeriun e zemrës!

  • G.G /
  • 08 January 2021 - 15:57
Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë, martohet me njeriun e zemrës!

Surprizë! 2021 vazhdon me dasma dhe të fundit që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë janë Aida Doçi dhe ish-menaxheri i saj, Naser Qeli.

Ka qenë këngëtarja bjonde ajo e cila ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit në Instagram, ku ka postuar fotografi, të realizuara pas momentit të celebrimit, ku shihet teksa pozon e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj.

Sigurisht për shkak të pandemisë dasmat nuk lejohen dhe ata janë mjaftuar vetëm me celebrimin, por ndoshta së shpejti edhe mund të organizojnë ndonjë dasmë.

“Zyrtarisht të martuar. Naser Qeli, ti i dhe kuptim jetës time”, kanë qenë fjalët e Aidës në përshkrimin e fotove.

Ndërkohë pas publikimit të lajmit, kanë vërshuar menjëherë komentet e miqve dhe ndjekësve, të cilët kanë shkruar fjalët e urimet më të përzemërta.

Kujtojmë se çifti në tetor të vitit që lamë pas zhvilluan një ceremoni të thjeshtë në shtëpi, ku kishin mbledhur njerëzit e tyre më të dashur.

Kjo është martesa e dytë për Naserin i cili ka dy fëmijë nga martesa e parë, për të cilët Aida është shprehur se ruan një raport shumë të mirë dhe miqësor me ta. Në një intervistë , Aida tha se e ka njohur Naserin gjatë kohës që bashkëpunonin, por, më vonë filloi të shfaqej dashuria.

(Kosova Sot Online)