Varësja e re e Dua Lipës që personifikon dashurinë e saj që ka për Anwar

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 19:17
Varësja e re e Dua Lipës që personifikon dashurinë e saj që ka për Anwar

Dua Lipa prej rreth dy vitesh po shijon një romancë me Anwar Hadid, i cili është 4 vite më i vogël ajo.

Megjithatë, ata janë kthyer në çiftin më të dashur të botës rozë, që gjithmonë tërheqin vëmendje me daljet e tyre publike.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka festuar festat e fundvitit bashkë me familjen e 21-vjeçarit, ndërkaq menjëherë pas festës janë drejtuar drejt shtetit Meksikan.

Vet ata nuk kanë publikuar ndonjë foto por kanë qenë paparacët ata që e kanë kapur çiftin në momente intime.

E tanimë që janë rikthyer në normalitet, Anwar ka ndarë me ndjekësit një detaji shumë të bukur.

 Ai ka postuar një video të Duas në Instastory, duke zbuluar vrasën që ajo ka me shkronjën A-Anwar.

Image

Dua Lipa së fundmi në një intervistë ka hapur zemrën dhe ka treguar për raportin që ajo ka me Anwar.

“Ne kemi shumë kujtime dhe përvoja të mrekullueshme, dhe nëse ka diçka që duam të ndajmë së bashku, atëherë në rregull kjo është kënaqësi, por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privatë – ne do t’ju tregojmë vetëm aq sa duam që të shihni”, ka treguar Dua.

Ndërkaq thuhet se ata edhe mund të sjellin një këngë së bashku, por ende nuk ka asgjë konkrete nga dyshja.

(Kosova Sot Online)