Vildane Zeneli “çmend” ndjekësit, publikon foto hot nga vaska

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 10:13
Vildane Zeneli “çmend” ndjekësit, publikon foto hot nga vaska

Fotot nudo apo nga vaska duket se janë kthyer në një trend për personazhët e njohur së fundmi.

Kjo sepse, as Vildane Zeneli nuk i ka rezistuar dot realizimit të një fotoje mjaft seksi dhe provokuese.

Bukuroshja simpatike e ndau foton me të gjithë në llogarinë e saj në Instagram, krahas së cilës kishte lënë vetëm një zemër të kuqe.

E shtrirë në vaskë, Zeneli kishte veshur vetëm një këmishë, e cila ishte bërë transparente nga uji, si dhe mbante disa aksesorë, siç ishte zinxhiri në bel.

Ajo u mundua të mbulonte pjesët intime me shkumë, si dhe me dorë.

Ndërkohë, flokët i kishte lënë lëshuar dhe në fytyrë kishte vënë make up shumë natyral.

Komentet që e komplimentonin modelen për trupin dhe format, ishin të shumta.

(Kosova Sot Online)