Autopsia e Elvis Presley/ Çfarë e shkaktoi vdekjen e këngëtarit, dëmtimi në kokë që i dha fund jetës së tij

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 10:15
Autopsia e Elvis Presley/ Çfarë e shkaktoi vdekjen e këngëtarit, dëmtimi në kokë që i dha fund jetës së tij

Nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe, sot do të ishte 86-vjetori i lindjes së Elvis Presley.

Por mbreti i muzikës vdiq tragjikisht më 16 gusht të 1997. Ai u gjet i shtrirë në dyshemenë e banjës së tij, pa shenja jete pas disa vitesh abuzim me drogën.

Këngëtari ishte vetëm 42 vjeç kur u nda nga jeta.

Ylli i muzikës gjatë muajve të fundit të jetës shtoi shumë peshë për shkak të kequshqyerjes dhe shëndeti i tij u përkeqësua.

Ai kishte një infermiere me kohë të plotë që kujdesej për të. The Mirror raporton se Elvis Presley refuzoi të lahej përgjatë gjithë vitit 1975, që i shkaktoi edhe plagë në trup, si edhe vuante nga kapsllëku kronik.

Këngëtari gjithashtu kishte konsumuar rreth 9.000 pilula përgjatë 7 muajve para vdekjes së tij.

Dhe ishte e dashura e tij Ginger Alden që gjeti trupin e yllit të muzikës me pizhamet rreth kyçeve të këmbës dhe me kokën në dysheme pasi kishte rënë ndërsa ishte ulur në tualet.

Ndërkohë ka ende shumë teori konspiracioni se cfarë e shkaktoi vdekjen e Elvis Presley.

Sipas një teorie të fundit, ai shkeli në një kabëll dhe u rrëzua në vaskë. Dëmtimi që mori ishte aq i rëndë saqë indet e trupit iu zhvendosën dhe i depërtuan në qarkullin e gjakut të tij, që u identifikuan si të huaj nga trupi i tij, i cili prodhoi antitrupa për ta shkatërruar atë, duke shkaktuar hipogamaglobulinemi, një çrregullim i sistemit imunitar të trupit.

Në atë kohë, pak kuptohej për sëmundjet auto-imune, por këto ditë dihet se ato shkaktojnë shumicën e simptomave të shfaqura tek Elvis, si dhimbja kronike, sjellja iracionale, mbipesha dhe zmadhimi i organeve.

Dhe në vitin 2016 Garry Rodgers, një detektiv në pension, tha për Huffington Post se me këto zbulime, ai do t’ia atribuonte vdekjen Elvis një sulmi në zemër të shkaktuar nga sëmundje të zemrës dhe përdorimit të drogës të shkaktuar nga një sëmundje autoimune, e cila ishte shkaktuar nga një dëmtim i trurit.

Këngëtari u shtrua në spital në 1975 me presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë dhe një gjendje të quajtur megakolon.

Ai pati 4 mbidoza droge që e lanë pa ndjenja dhe zemra iu madhua sa dyfishi i madhësisë normale.

Dhe pavarësisht se nuk kishte pirë kurrë duhan, ai gjithashtu vuante nga emfizema. Atëherë, çfarë i kishte shkaktuar të gjitha këto procese të sëmundjes në stomak, mëlçi, mushkëri, zemër, shpinë, sy dhe zorrë?

Forest beson se gjithçka erdhi për shkak të një dëmtimi serioz të kokës që ai pësoi në 1967 që shkaktoi një çrregullim inflamator autoimun progresiv.

(Kosova Sot Online)