Vjen reagimi i parë i Norës pas vdekjes së ish-vjehrrës

  • G.G /
  • 09 January 2021 - 12:03
Vjen reagimi i parë i Norës pas vdekjes së ish-vjehrrës

Sot ka vdekur Teuta Berisha, nëna e këngëtarit të njohur Robert Berisha dhe ish-vjehrra e Nora Istrefit.

Lajmin e ka konfirmuar vet këngëtari Berisha përmes një postimi në “Instagram”.

Ashtu siç e kanë konfirmuar edhe vet çifti Nora dhe Robert jetojnë të ndarë por ajo që i bashkon gjithmonë është vajza e tyre Renee,shkruan Kosova Sot Online.

Këngëtarja vetëm pak minuta pas vdekjes së ish-vjehrrës postoi në instastory një foto të së ndjerës me mbesën duke i kushtuar edhe disa fjali:

"Ke qene gjithmone shoqja ime, te kam dasht dhe me ke dashur.Uroje me zemer qe shpirti yt i bardhe dhe nje grua me kaq shume vlera te pushoje e qete ne paqe Teuta, ka qene shkrimi i Norës.

(Kosova Sot Online)