Copy-paste me Kendall Jenner! Rrjeti “kryqëzon” sërish Khloe Kardashian

  • E.K /
  • 10 January 2021 - 10:19
Copy-paste me Kendall Jenner! Rrjeti “kryqëzon” sërish Khloe Kardashian

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe Kardashian, është akuzuar shpesh në rrjete sociale për përdorimin e photoshop-it dhe ndryshimin e pamjes së saj thuajse në çdo pozë që publikon.

Pavarësisht akuzave për photoshop, Khloe vazhdon të publikojë në rrjete sociale foto me “fytyra të ndryshme” dhe ndjekësit janë shprehur se ajo ende s’ka gjetur rregullimin e duhur për fytyrën, që ta aplikojë në të gjitha pozat e saj.

Jo vetëm me Kylie-n, por Khloe-n e kanë krahasuar së fundmi edhe me motrën tjetër, Kendall-in.

Në foton e fundit të publikuar në Instagram, ku ka pozuar përpara pasqyrës, të gjithë kanë menduar se në fakt Khloe ishte Kendall.

Të shumta janë komentet që i janë drejtuar partneres së Triastan Thompson, aq sa edhe e kanë revoltuar.

Ajo i ka kthyer përgjigje njërit prej ndjekësve që i vë në dukje ngjashmërinë me të motrën, duke i shkruar:

“Sa do të doja t’i ngjaja”- duke dashur të nënkuptojë se nuk ngjan aspak me të.

Epo, fotoja flet vetë. Si mendoni ju?

(Kosova Sot Online)