Habit këngëtari i njohur: Puthjen e parë do të doja t’ia jepja Nora Istrefit

  • E.K /
  • 10 January 2021 - 11:46
Habit këngëtari i njohur: Puthjen e parë do të doja t’ia jepja Nora Istrefit

Këngëtari Redon Makashi ka habitur publikun me përgjigjen

Ai u vendos përballë këngëtares Lori Kaçka, ku për shkak të beqarisë së “përbetuar” të këtyre dy të fundit “Shiko Kush LUAN” vendosi t’i “ndihmonte” për të gjetur shpirtin e tyre binjak nga personazhet e famshëm shqiptarë të paraqitur me foto në “led wall”.

Në pyetjen e katërt për Redonin u shfaqën dy personazhe, Lori Kaçka dhe Nora Istrefi.

Pyetja lidhur me këto dy personazhe ishte se cilës nga dy vajzave do u dhuronte puthjen e tij të parë Makashi nëse do të kishte mundësi.

Duke e kaluar me sportivitet Redoni zgjodhi si vajzën që do i dhuronte puthjen e tij të parë këngëtaren Nora Istrefi dhe jo Lorin, të cilën e kishte përballë.

(Kosova Sot Online)