Nicki Minaj do t’i paguajë këngëtares Tracy Chapman 450 mijë dollarë

  • A.P /
  • 13 janar 2021 - 20:27
Nicki Minaj do t’i paguajë këngëtares Tracy Chapman 450 mijë dollarë

Reperja Nicki Minaj do t’i paguajë këngëtares Tracy Chapman 450 mijë Dollarë për të zgjidhur një mosmarrëveshje për të drejtat e autorit pasi përdori një këngë të saj.

Champan paditi Minaj në vitin 2018 duke thënë se ka përdorur disa pjesë të këngës së saj “Baby, Can I Hold You Tonight” në këngën “Sorry”.

Pavarësisht se kjo këngë nuk u lëshua kurrë publikisht, një version arriti të luhej në radio dhe u bë virale menjëherë. Chapman akuzoi Minaj se kishte shpërndarë këngën së bashku me Dj Funkmaster Flex. Si Minaj, ashtu edhe Flex kanë mohuar akuzat.

Minaj shkroi këngën Sorry së bashku me reperin Nas ndërkohë që regjistronte albumin e saj të katërt, Queen, në 2018-ën.

Kënga ishte bazuar në një këngë të një artiste xhamajkane, por Minaj nuk e dinte që kjo këngë kishte lidhje me “Baby, Can I Hold You Tonight” nga albumi debutues i Chapman në vitin 1988.

Minaj dhe studioja e saj e regjistrimit kërkuan më vonë nga këngëtarja që ta përdornin kompozimin e Chapmaj, por kantautorja refuzoi vazhdimisht. Sipas mediave shifra që do të paguhet tashmë është rënë dakord mes dy artisteve.

(Kosova Sot Online)