Clooney: Familja Trump do të përfundojë në 'koshin e plehrave të historisë'

  • A.P /
  • 10 January 2021 - 15:03
Clooney: Familja Trump do të përfundojë në 'koshin e plehrave të historisë'

George Clooney është shprehur se trazirat në Uashington DC në fillim të kësaj jave e kanë vendosur Donald Trump dhe familjen e tij në “koshin e mbeturinave të historisë”. Aktori hollivudian kritikoi presidentin dhe familjen e tij për nxitjen e trazirave dhe sulmimin e ndërtesës së Kapitolit.

“Donald Trump dhe e gjithë familja e tij duhet të shkojnë në koshin e plehrave të historisë. Emri i tij tani do të shoqërohet përgjithmonë me kryengritjen”, është shprehur aktori. Shumë yje në Hollywood shprehën zhgënjimin e tyre me ngjarjet që ndodhën në Capitol Hill të Mërkurën.

Mes tyre ishte dhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa. 25-vjeçarja, e cila ka shprehur gjithmonë se është një simpatizante e Joe Biden, i cilësoi mbështetësit e Trump si terroristë.

(Kosova Sot Online)